13.10.2016 · përditësuar para 3553 dite1 min lexim
Policia po heton rreth raportimeve se një bebe një muajshe është hedhur për shitje në sajtin eBay.
Fëmija 40 ditësh me emrin Maria është në shitje”, thuhej në postim, që besohet se vjen nga qyteti Duisburg në Gjermani.
Thuhet që bebja është shitur në ankand për 7292 dollarë.
Po ashtu, ky njoftim ishte shoqëruar edhe me disa fotografi të bebes së vogël.
Ky postim është larguar nga eBay pas 30 minutash nga momenti që është publikuar, mirëpo gjysmë ore ishte mjaftueshëm që kjo të bënte xhiron e botës.
Postimi po ashtu është raportuar edhe në policinë gjermane, e cila ka filluar hetimet për të zbuluar nëse rasti ishte një mashtrim apo i vërtetë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.