Një punëtor i fabrikës 'Kosovamont' është lënduar rëndë gjatë orarit të punës para rreth gjysmë ore.
Klankosova.tv mëson se ai ka pësuar lëndime në kokë, pasi një mjet i fortë e ka goditur, në rrethana akoma të panjohura.
Ekipi mjekësor fillimisht ka intervenuar në vendin e ngjarjes, e më pas i lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Klankosova.tv është në pritje të konfirmimit nga QKUK dhe nga KEK-u, për detajet e incidentit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.