Lajmet e fundit

Viktima në Prizren, Albian Osmanaj[/caption]
Policia ka bërë të ditur se tre persona janë ndaluar lidhur me rastin, në mesin e tyre edhe nëna e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.
Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, tha për Klankosova.tv se ajo dyshohet për veprën penale “Shtytje në vrasje”.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në prezencë të Prokurorit kujdestar, rreth orës 15:00 kanë realizuar bastisje fillimisht në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas edhe në shtëpinë e viktimës. Gjatë bastisjeve nuk është gjetur asnjë send apo provë e kundërligjshme”, thuhet në konfirmim.https://klankosova.tv/detaje-nga-perleshja-fatale-mes-kusherinjve-ne-prizren-27-vjecari-u-vra-per-emer-rruge-video1/ https://klankosova.tv/vrasja-ne-prizren-1nje-tjeter-1ne-gjendje-te-rende/ https://klankosova.tv/vrasja-e-27-vjecarit-dhe-plagosja-e-babait-te-tij-detaje-nga-ngjarja-tragjike-ne-prizren-video/ Ndërsa detaje të tjera shtesë lidhur me këtë rast tragjik ka dhënë edhe gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha.