Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me probabilitet të ulët për reshje, transmeton Klankosova.tv.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 11 deri në 14°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 26 deri në 29°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.