Lajmet e fundit

Futbollisti i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e sheh veten në të ardhmen si kapiten të Liverpoolit.
Përderisa po përflitet se ai mund të largohet në drejtim të Real Madridit që raportohet se e kërkon, ai thotë se ka plane të tjera pasi që 20 vjet luan te të Kuqtë, që kur ishte fëmijë.
“Gjithmonë kam thënë që dua që të jem kapiten i Liverpoolit”, ka thënë Alexander-Arnoldi për mediat.
“Se a do të ndodhë një gjë e tillë, të jem i sinqertë, nuk është në dorën time”.
Ai po ashtu ka thënë që katër-pesë herë e ka zgjatur kontratën deri më tash në “Anfield Road” dhe kjo nuk është bërë e ditur, e nuk do të bëhet as kësaj radhe.