Transmetimet e Superligës për këtë javë në Artmotion vazhdojnë edhe me dy takime të tjera interesante që luhen ditën e diel.
Llapi që gjeti më në fund fitoren dhe tregoi futboll cilësor në ndeshjen e fundit kundër Gjilanit, këtë fundjavë do të synojë që të njejtën shfaqje ta dhuroj edhe ndaj Ballkanit që tashmë ka pozitën e parë në tabelë.
Ky takim luhet të dielën me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Kur kanë kaluar 20 xhiro të luajtura, Ballkani prinë si lidere e Superligës me 44 pikë të grumbulluara, nga to 14 janë fitoret, dy barazimet dhe katër disfata.
Nga ana tjetër, Llapi ka arritur t’i ikë paksa zonës së rrezikshme dhe tani janë në pozitën e shtatë në tabelë me 23 pikë të arkëtuara.
Në 10 takimet e fundit të ndërsjellta, Ballkani ka bilanc më të mirë. Suharekasit numërojnë 4 fitore, po aq janë edhe barazimet ndërsa në dy raste të triumfuar kanë dalur Llapi.
Llapi poashtu e eleminoi Ballkanin nga Kupa e Kosovës, e ky duel do të shihet si mundësi e mirë për të besuarit e Bledi Shkëmbit që të revanshohen dhe të vazhdojnë qëndrimin në krye të tabelës.
Drita që po kalon në një formë jo të mirë, këtë herë do të ketë punë me skuadrën e fund tabelës, Besën nga Peja në një duel që pritet të fitohet nga gjilanasit, por që Besa mund t’i krijoj probleme të papritura edhe atyre.
Ky takim luhet të duelen me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.
Kur kanë kaluar 20 javë, Drita tashmë ka humbur primatin dhe qëndrojnë në pozitën e dytë në tabelë me pikë të njejta me Ballkanin, por me gol dallim më të dobët.
Të besuarit e Ardian Nuhiut kanë arkëtuar 44 pikë deri më tani e në ndjekje të titullit të dytë radhazi do të kenë nevojë urgjente për fitore në këtë takim.
Nga ana tjetër, pejanët tashmë gati të dorëzuar dhe në prag edhe të rrezimit matematikisht nga elita do të synojnë që të paraqiten mirë dhe pse jo edhe të bëjnë befasinë.
Deri më tani ata kanë grumbulluar vetëm shtatë pikë.
Në takimet e ndërsjellta të viteve të fundit, Drita ka një avantazh të theksuar.
Ata kanë triumfuar në katër prej 5 dueleve të fundit, teksa rivalët e Besës kanë arritur vetëm një sukses.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.