Ditën e diel zhvillohen tri përballje në Superligën e Kosovës në futboll, të vlefshme për javën e 30-të. Në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion, do të transmetohet derbi në mes të kampionit në fuqi Ballkanit dhe Trepçës ’89 që zhvillohet në Suharekë nga ora 15:00.
Në të njëjtin termin, Gjilani e pret Drenicën dhe transmetohet në Sport 3.
Ndeshja e tretë zhvillohet në Podujevë, Llapi kundër Dukagjinit dhe transmetohet në Sport 2.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.