Dita e sotme i ka rezervuar dy ndeshje tejet interesante për adhuruesit e futbollit.
Në Superligën e Kosovës në program janë lojët Ferronikeli - Llapi dhe Malisheva - Ferizaj.
Në ndeshjen e parë Nikli kishte pësuar 2:1 nga Ferizaj, kurse Llapi ka barazuar ndaj Gjilanit në "Zahir Pajaziti".
Kështu skuadra e Tahir Batatinës, do të tentojë të marrë pikët e plota, ani se do të jetë goxha e vështirë pasi që skuadra nga Drenasi, në xhiron e parë nuk arriti të marrë pikë.
Ndeshjet pritet të nisin nga ora 17:00, njofton Klankosova.tv/Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.