Sot në program në kanalet Sport të Artmotion janë 13 transmetime në total. Nga finalja e AFCON, te ndeshjet e top kampionateve evropiane, si dhe basketbolli vendor.
Finalja mes Marokut dhe Senegalit pritet të jetë e zjarrtë. Kombëtarja e Achraf Hakimit do të synojë ta kthejë trofeun në Marok pas 50 vitesh, ndërsa Sadio Mane me shokë kërkojnë suksesin e dytë në 5 vitet e fundit. Kjo sfidë transmetohet në Sport 3 nga ora 20:00
Nga Serie A spikatin dy ndeshje; Torino–Roma (Sport 1 –18:00) dhe Milan–Lecce (Sport 1 – 20:45).
Skuadra e Gasperinit pas zhgënjimit për elimimin nga Kupa e Italisë do të kërkojë revanshin ndaj skuadrës "Granata" dhe të përfitojë nga ndalesa e Juves për të marrë vendin e katërt.
Milan ndërkohë do të provojë të mbajë hapin e Interit në garën për Scudetto, por nuk do të jetë e thjeshtë kundër skuadrës së Ylber Ramadanit e Medon Berishës, që në mesjavë ishtë afër 1 pike pikërisht në San Siro përballë Interit.
Nga La Liga veçohet sfida Sociedad–Barcelona nga ora 21:00 në Sport 4. Skuadra e Hansi Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit, kërkon të kthejë distancën në 4 pikë ndaj Los Blancos.
Në basketbollin vendor luhen dy ndeshje Vëllaznimi–Trepça nga ora 17:00 në Sport 2, dhe Bashkimi–Rahoveci nga ora 19:30 në Sport 2.
Më poshtë eventet e plota që transmetohen sot në kanalet Sport.
E DIEL, 18.01.2026
12:30 Futboll: Serie A Parma – Genoa S1/SHPEJTIMI
15:00 Futboll: Serie A Bologna – Fiorentina S1/ARTORI
18:00 Futboll: Serie A Torino – AS Roma S1/ARBONI
20:45 Futboll: Serie A AC Milan – Lecce S1/ARTORI
17:00 Basketboll: Procredit Superliga Vellaznimi – Trepça S2/AGON F.
19:30 Basketboll: Procredit Superliga Bashkimi – Rahoveci S2/ULPIANA
16:15 Futboll: La Liga Atl. Madrid – Alaves S3/ANDI
20:00 Futboll: AFCON FINALJA S3/GRAMOSI
18:30 Futboll: La Liga Celta Vigo – Rayo Vallecano S4/ANDINI
21:00 Futboll: La Liga Real Sociedad – Barcelona S4/ANDINI
15:00 Futboll: Trendyol Superlig Kocaelispor – Trabzonspor S5/LORIKU
18:00 Futboll: Trendyol Superlig Alanyaspor – Fenerbahce S5/LORIKU
20:45 Futboll: Ligue 1 Lyon – Brest S5/SAFETI
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.