Si pasojë e lëndimeve të rënda, më 2 korrik, këmbësori që ishte goditur nga një veturë më 23 qershor në Pejë, humbi jetën. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci bëri të ditur se i ndjeri është D.G., 39-vjeçar nga Peja, transmeton Klankosova.tv. “Për të njëjtin raportohet se kishte edhe probleme të shëndetit mendor”, u shpreh Daci. Policia ka njoftuar lidhur me rastin e trishtë, ndërsa nuk ka pasur raportime nëse është arrestuar shoferi i veturës. ●●●Shpërndaje këtë artikullAHSHKRIMI NGAAlbina HaxholliEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter