Barcelona ka identifikuar Kenan Yildiz, talentin 20-vjeçar të Juventusit dhe yll i kombëtares turke, si përforcim të mundshëm për sulmin.
Trajneri Hansi Flick dhe presidenti Joan Laporta e shohin si zgjidhje strategjike për të ardhmen e klubit.
Por, Juventusi nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtë, çmimi fillestar i kërkuar është 80 milionë euro, duke e bërë transferimin një sfidë të madhe për klubin katalanas.
Interesi i klubeve të tjera të mëdha evropiane e bën tregun për Yildiz një nga më të nxehtët në merkaton e verës së ardhshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.