Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak mund të largohet nga klubi në verën e vitit 2026.
Pas më shumë se një dekade te “Colchoneros”, forma e tij nuk është më si dikur, duke ngritur dyshime te tifozët dhe drejtuesit.
Oblak ka qenë për vite me radhë ndër më të mirët në botë, por statistikat e fundit tregojnë rënie, transmeton Klankosova.tv.
Përveç aspektit sportiv, edhe paga e tij e lartë është kthyer në barrë për klubin. Bordi i Atleticos po shqyrton mundësinë e një zëvendësuesi, ndërsa disa klube evropiane po e ndjekin nga afër situatën. Vendimi përfundimtar pritet të merret pas këtij sezoni, që do të jetë vendimtar për të ardhmen e portierit slloven.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.