Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, një 59-vjeçari i cili u arrestua tre ditë më parë nën dyshimin se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare.
Ai nuk e pranoi se e ka kryer këtë vepër penale, ndërsa mbrojtja e dyshuarit ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klientin e tij, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.
59-vjeçari u arrestua të premten pas denoncimit në polici nga familjarët e të miturës.
●●●
KKSHKRIMI NGA
K K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.