Është arrestuar një person këtë të enjte në Ferizaj, nën dyshimin se e ka dhunuar një grua.
Krimi po dyshohet të jetë kryer në prill të vitit të kaluar.
Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari në një përgjigje për Klankosova.tv, e ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit dhe njoftoi se po bëhet gati kërkesa që ai të dërgohet në paraburgim.
“Personi është ndaluar për 48 orë, sot pritet të përgatitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, u shpreh Jashari.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.