Për herë të dytë do ta ushtroj detyrën e selektorit të Kosovës në futboll. Slloveni Primoz Gliha do të jetë pasues i pozitës që u la bosh nga ish selektori Alain Giresse, ashtu siç kishte ndodhur edhe kur u largua Bernard Challandes.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur të martën Federata e Futbollit të Kosovës. Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv është vendosur që në krye të shtabit teknik të emërohet Primoz Gliha ndërsa asistent të tij, do të jenë tre emra kosovar.
Afrim Tovërlani që është aktualisht selektor i Kosovës U21, Arbnor Morina selektor i Kosovës U17 dhe trajner i portierëve do të vazhdoj të jetë Ahmet Beselica.
Sa i përket selektorit të ri të Kosovës, ai në të kaluarën ka drejtuar ekipet Olimpija Ljubjana, Mura e Koper. Ka qenë selektor edhe i Sllovenisë U19 dhe U21.
Gliha do ta ketë ndeshjen debutuese të vështirë. Do të përballet me Zvicrën në Fadil Vokrri për kualifikimet e evropianit, ndeshje që zhvillohet më 9 shtator.
https://youtu.be/xg-dgpCDP9Q
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.