Vëmendja e basketbolldashësve gjithandej globit, ishte mbrëmë te ndeshja ndërmjet Los Angeles Lakers dhe Uttah Jazz.
Slloveni Luka Donçiq ka debutuar me skuadrën e re nga Kalifornia, që kur LA Lakers e transferuan nga Dallas, njofton Klankosova.tv.
Ylli evropian i NBA luajti 23 minuta e 33 sekonda në këtë ballafaqim, duke shënuar 14 pikë, karshi edhe 5 kërcimeve e 4 asistimeve.
Një nga momentet e kësaj ndeshje që ndezi rrjetin, ishte një asistim që Donçiq e bëri për bashkëlojtarin e tij, LeBron James.
https://www.youtube.com/watch?v=E7TTVIPGUog
LA triumfoi ndaj Jazz-it me rezultat 132-113, duke e arritur fitoren e gjashtë radhazi, raporton Klankosova.tv.
Tani skuadra e Donçiq dhe James renditet e katërta në Konferencën Përendimore, teksa ekspertët e basketbollit veçse kanë filluar ta klasifikojnë si njërën prej pretendenteve kryesore këtë edicion, për t'u shpallur kampione.
Ndeshja e radhës për ta do të jetë sërish ndaj Utah Jazz, kësaj radhe në udhëti,
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.