Një rast që ka bërë bujë ditëve të fundit në sportin shqiptar është volejbollistja braziliane Nayara Ferreira.
Ajo u bë temë e diskutimit në opinion, për shkak të dyshimit rreth gjinisë.
Ferreira u pezullua dhe siç raportojnë mediat shqiptare po priten rezultatet e testit, transmeton Klankosova.tv. E shkak për këtë u bënë rivalët që akuzonin atë se ajo është mashkull.
Pezullimi i saj u konfirmua zyrtarisht edhe nga Klubi i Dinamos.
Brazilianja ka një karrierë të gjatë në këtë sport, për mbi 15 vjeçare duke luajtur për ekipe të ndryshme.
Zyrtarisht, Federata e Volejbollit të Shqipërisë, nuk është deklaruar lidhur me rastin, por ka premtuar një proces transparent.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.