Lajmet e fundit

“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura, por janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të cilat ishin të parkuara”, tha Rugova.Ai shtoi se të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.Ndërkohë, hetuesit e njësisë së trafikut kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, përfundoi zëdhënësi i Policisë.https://klankosova.tv/aksident-trafiku-ne-peje-1dyshohet-per-te-lenduar/