Një burrë është sulmuar fizikisht nga dy burra të tjerë në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka arritur të identifikojë njërin prej të dyshuarve, njofton Klanksosova.tv.
Ndërkaq pas matjes së alkool-testit, ka rezultuar se të dyshuarit ishin nën ndikim e alkoolit.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportua se është sulmuar fizikisht nga dy meshkuj kosovarë, njeri është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin policor. Pas matjes së alkool-testit, të dyshuarit rezultojnë se janë nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë liruar. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.