Superliga vjen në Artmotion me dy ndeshje shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë!
Këtë vikend luhet xhiro e 30-të në Superligë me ndeshjet që luhen gjatë ditës së shtunë dhe asaj të diel teksa transmetohen drejtpërdrejt në platformën Artmotion.
Dy ndeshjet që do e hapin javën e transmetimeve do të jenë ato që kanë edhe rëndësi të madhe për mbijetesë, Drenica - Feronikeli dhe Arbëria - Besa.
15:00 DRENICA – FERONIKELI ART SPORT 1
"Derbi i Rajonit të Drenicës" edhe këtë herë do të jetë ekstra i nxehtë, kjo pasi që të dy skuadrat nuk janë në pozita aspak të favorshme tabelore dhe do të synojnë me çdo kusht fitoren për të përmirësuar gjendjen e tyre në renditje.
Kjo ndeshje do të fillojnë nga ora 15:00 teksa do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Aktualisht, Feronikeli mbanë pozitën e shtatë tabelore me 34 pikë nga 29 xhiro, shumë pak nga që ishte pritur në fillim të sezonit kurse në anën tjetër Drenica që javëve të fundit ka arritur të grumbullojë pikë dhe të ketë paraqitje të mira me trajnerin Sami Sermaxhaj, tani është e teta me vetëm një pikë më pak, pra 33 sosh.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në këtë sezon kishte përfunduar në barazim 2-2 teksa më pas në dy raste fitues dolën skuadra e Drenicës.
Drenica, 11-shja e mundshme startuese: Imeri - Frashëri, Bejta, Gjoni, Dumani - Ramadani, Mustafa, Rapo - Veliqi, Uka, Zabërgja
Feronikeli, 11-shja e mundshme startuese: Smakiqi - Lladrovci, Balde, Thaqi - Islami, Dabiqaj, Malaj, Milickovic, Hoxha - Simonovski, Hoti
15:00 ARBËRIA – BESA ART SPORT 2
Ndeshja e dytë e ditës së shtunë, por asesi jo më pak e rëndësishmja luhet në "Zahir Pajaziti" të Podujevës, aty nga ku Arbëria vendase pret skuadrën e parë të përshëndetur me elitën dhe që ka të sigurt rënien nga liga, Besën.
Kjo ndeshje po ashtu luhet me fillim nga ora 15:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.
Besa e Pejës pas vetëm një sezoni në elitë do të rikthehet përsëri në Ligën e Parë teksa tani edhe matematikisht e ka të sigurt pozitën e fundit tabelore pasi ka arritur vetëm 10 pikë në 29 ndeshje. Nga ana tjetër, Arbëria ka 27 pikë dhe mbanë pozitën e nëntë në renditje duke qenë pretendentja kryesore për t'iu bashkuar Besës në edicionin tjetër të Ligës së Parë.
Nga ndeshjet direkte këtë edicion, Arbëria ka tre fitore ndaj Besës teksa ka edhe dallim pozitiv prej 7 golave të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Arbëria, 11-shja e mundshme startuese: Thaqi - Pira, Ibrahimi, Lekaj, Avdulli - Bahtiri, Zabërgja, Seferi - Llugiqi, Kashtanjeva, Marclei
Besa, 11-shja e mundshme startuese: Kolaj - Maliqi, Hana, Ajdini, Xhaka - Salihu, Brruti, Sheqerolli - Qorri, Syla, Tahiri
klankosova.tv