Sot zhvillohen dy takimet e radhës në kuadër të raundit të 16-tave, të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Pas kalimit tutje të Senegalit dhe Malit në çerekfinale, nga fitoret e arritura ditën e djeshme, sot mësohen edhe dy kombëtaret e tjera që do të kalojnë në çerekfinale.
Nga ora 17:00 zhvillohet takimi ndërmjet Marokut dhe Tanzanisë, duel që do të transmetohet në kanalin Sport3.
Nga ora 20:00 zhvillohet takimi ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Kamerunit, duel që do të transmetohet në kanalin Sport2.
Fituesit e këtyre dueleve do të përballen me njëra-tjetrën në çerekfinale të kësaj gare.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.