Sot do të luhen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Këtë të diele në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni.
Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje. Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.
Ballafaqimi do të zhvillohet duke filluar nga ora 17:00.
Java e 14-të mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.
Ndërkohë ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:00. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.