Gjithçka fillon të hënën. Buduqnosti dhe Mornari do të ballafaqohen mes vete në gjysmëfinale të ABA Ligës që do të luhet me formatin e tri ndeshjeve.
Super përballja nga liga rajonale do të fillojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 2.
21:00 BUDUCNOST - MORNAR ART SPORT 2
Buduqnosti do ta ketë avantazhin e shtëpisë në ndeshjen e parë që mund të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën nga Podgorica.
Dy skuadrat në Podgoricë janë takuar pesë herë me Buduqnostin që ka fituar në pesë raste. Derisa kundërshtari i tyre, Mornari, asnjëherë nuk ka fituar në udhëtim te skuadra kundërshtare e tyre në ligën rajonale “ABA LIGA”.
Ndërsa në total në duelet mes tyre Buduqnosti ka shtatë fitore kundrejt Mornarit që ka arritur të fitojë në tri raste.
Buduqnosti e ka përfunduar sezonin në vendin e dytë me 22 fitore e 4 humbje, teksa Mornari është pozicionuar një vend më poshtë në pozitën e tretë me 19 fitore e 7 humbje.
Fituesi i ABA Ligës siguron një biletë për kompeticionin më madhor në kontinentin evropian, Euroligë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.