Ndeshja e tretë për këtë javë nga NBA në platformën më atraktive në vend, Artmotion, vjen këtë të enjte dhe vlen shumë pasi në të ndeshen dy prej skuadrave më të mira të ligës.
03:00 BROOKLYN - UTAH ART SPORT 1
Ndeshjet atraktive dhe interesante nga NBA nuk ndalen edhe më tutje. Këtë herë drejtpërdrejt nga palestra “Vivint Arena” vjen super derbi i këtij sezoni mes dy prej skuadrave më kualitative dhe më në formë të momentit, Brooklyn Nets dhe Utah Jazz.
Kjo përballje gjigantësh luhet të enjten me fillim nga ora 03:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Utah Jazz mbajnë pozitën e parë të perëndimit teksa pas ngecjes që patën në javën e kaluar tashmë kanë rikthyer edhe formën e mirë - ata në total kanë arritur 31 fitore teksa kanë 11 disfata.
Nga ana tjetër, Nets janë në pozitën e dytë të lindjes mirëpo me aspiratë për ta marrë kreun - ata aktualisht kanë 29 fitore dhe 14 disfata.
Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese:
Irving, Harden, Harris, Griffin, Jordan
Utah, 5-shja e mundshme startuese:
Conley, Mitchell, Bogdanovic, O’Neal, Gobert
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.