Sot do të luhen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së 10-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Dueli i parë i së dielës është mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit numërojnë dy fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë janë në një formë të lartë, ku kanë pesë fitore radhazi pas katër humbjeve radhazi.
Xhiro e dhjetë mbyllet me një tjetër derbi ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
Therandasit kanë pesë fitore e katër humbje, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje.
Ndryshe, dje Trepça shënoi fitore ndaj Pejës, teksa Bashkimi ndaj Istogut.
E diel
17:00 Proton Cable Prizreni-Vëllaznimi
19:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.