Sonte do të zhvillohen dy takime interesante në kuadër të xhiros së 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja hapëse do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, përkatësisht vendit të shtatë dhe të tetë.
Prizrenasit kanë shtatë fitore e 18 humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e 21 humbje, por takimi për vendasit është më i rëndësishëm, pasi duan të shmangin “Play-out” dhe të hynë në “Play-out”.
Këtë synim e ka edhe Vëllaznimi që ndeshet me kampionin Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë numërojnë tetë fitore e 17 humbje, kurse therandasit 18 fitore e shtatë humbje.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
Prince Caffe Superliga – Java 26
E shtunë
17:00 Ponte Prizreni - Rahoveci
19:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.