Drita rikthehet në stadiumin e qytetit në Gjilan për të luajtur takimin e parë si vendas në gjysmën e dytë të sezonit.
Liderët e Superligës përballë do ta kenë skuadrën e papërshtatshme të Trepçës '89 në një duel për të mos u humbur.
Ky takim luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT në Art Sport 1.
13:00 DRITA - TREPÇA '89 ART SPORT 1
Kur janë luajtur 19 ndeshjet e para të këtij edicioni, Drita është lidere e kampionatit me 44 pikë të grumbulluara, ndërsa rivalët e tyre në këtë xhiro, mitrovicasit e Trepçës '89, kanë arkëtuar vetëm 22 pikë dhe ndodhen në pozitën e shtatë në tabelë.
Ardian Nuhiu me gjasë nuk do të ketë në përbërje mbrojtësin kryesor, Ardian Cuculin. Nga ana tjetër, Shpëtim Idrizit do t'i mungojnë dy prej futbollistëve kryesorë, Prince Marley dhe Juvins Okonkwo, të cilët nuk janë pajisur ende me leje pune.
89-shi ka ditur t'i krijojë shpesh herë probleme "intelektualëve", prandaj ky takim pritet të jetë shumë interesant dhe emocionues.
Pas plot shtatë ndeshjeve pa e shijuar fitoren, Drenica do të synojë rikthimin tek suksesi ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Besës.
Ky takim luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00 dhe transmetohet LIVE dhe EKSKLUZIVISHT në Art Sport 2.
13:00 DRENICA – BESA ART SPORT 2
Pas 19 ndeshjeve të para, këto dy skuadra mbajnë pozitat e fundit në tabelë duke rrezikuar kështu ndjeshëm rrëzimin nga elita e futbollit kosovar.
Drenica në 19 takime ka po aq pikë të grumbulluara, ndërsa Besa në anën tjetër ka arritur të fitojë vetëm gjashtë pikë.
Tek asnjëra prej klubeve nuk pritet të ketë mungesa për këtë duel me të dy trajnerët që do të kenë arsenal të plotë në luftën për pikët e plota.
A do të arrijë Drenica fitoren e parë në Superligë qysh nga data 10 nëntor apo jo, mbetet të shihet.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.