Xhiro 20 në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet sot me dy ndeshje tepër interesante të cilat do të transmetohen në kanalet sportive të platformës Artmotion.
13:00 LLAPI – GJILANI ART SPORT 2
Ndeshja e parafundit e xhiros 20 në Superligën e Kosovës zhvillohet në “Zahir Pajaziti” atje ku Llapi e pret Gjilanin.
Llapi pas 19 xhirove ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 20 pikë të mbledhura, ndërsa Gjilani momentalisht ka tubuar 30 pikë duke u renditur në vendin e katërt.
Sa i përket ndeshjeve direkte nga sezoni 2015/16 janë zhvilluar gjithsej 17 ndeshje. Shtatë herë ka fituar Llapi, pesë ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa Gjilani ka triumfuar në pesë ndeshje të tjera.
Në dy duelet e këtij sezoni ka fituar Gjilani. Duelin e parë në “Zahir Pajaziti” me rezultat minimal 0:1, ndërsa në shtëpi triumfoi pastër 2:0.
Kjo përballje zhvillohet nga ora 13:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.
13:30 BALLKANI – FERONIKELI ART SPORT 1/KLAN KOSOVA
Kryendeshja e xhiros 20 zhvillohet në stadiumin e qytetit në Therandë atje ku Ballkani i pozitës së dytë në tabelë e pret Feronikelin që momentalisht renditet në vendin e gjashtë.
Pas humbjes së Dritës nga Trepça ’89, Ballkani me një fitore eventuale do të barazohet me kampionët për ta bërë edhe më interesant luftën për kreun e tabelës, ndërsa Feronikeli me një fitore eventuale do të kalonte në vendin e pestë.
Bilanci ndërmjet këtyre dy skuadrave në 12 ndeshjet e fundit është në favorin e Feronikelit me pesë fitore. Ballkani ka triumfuar katër herë, ndërsa tre duele tjera kanë përfunduar me barazim.
Në përballjen e parë të këtij edicioni të zhvilluar në stadiumin e qytetit në Therandë, Ballkani kishte triumfuar me rezultat 3:2, ndërsa ndeshja e dytë e zhvilluar në Drenas kishte përfunduar baraz 1:1.
Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 13:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.