Superliga e basketbollit kosovar këtë vikend e luan xhiron e 25-të të këtij sezoni.
Kjo fundjavë nis me dy ndeshje interesante qëluhen në Suharekë dhe Prizren teksa tek të gjithë adhuruesit e basketbollit vijnë live dhe ekskluzivisht në platformën numër një në vend, Artmotion.
17:00 G.E YLLI – SIGAL PRISHTINA ART SPORT 2
Sigal Prishtina luftën për mbijetesë e vazhdon në palestrën “13 Qershori” të Suharekës, aty ku do të priten nga skuadra që polufton për pozitat e para në tabelë, Golden Eagle Ylli.
Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohetdrejtpërdrejtë në Art Sport 2.
Kur kanë kaluar 24 javë, Ylli qëndron në pozitën e dytë nëtabelë me 15 fitore dhe 9 disfata, teksa në anën tjetër Prishtinambanë vendin e shtatë apo të parafundit me seri krejt tëndryshme prej 9 fitoreve dhe 15 humbjeve.
Në duelet e ndërsjellta të këtij edicioni tre fitore i kanë skuadra e Golden Eagle Yllit, teksa Prishtina në anën tjetër nuk ka arriturasnjë sukses.
Ylli, 5-shja e mundshme startuese:
Wilbekin, Zekiqi, Gill, Bunjaku, Kastrati
Prishtina, 5-shja e mundshme startuese:
Johnson, Leday, Rugova, Lekndreaj, Mack
19:00 BASHKIMI –PEJA ART SPORT 2
Ndeshja tjetër e ditës luhet në “Sezai Surroi”, aty ku vendasit e Bashkimit tashmë stabil në tabelë presin mysafirët në krizë tëKB Pejës. Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 teksa transmetohetlive në Art Sport 2.
Kur kanë kaluar 24 xhiro nga fillimi i kampionatit, Bashkimitashmë mbanë pozitën e pestë tabelore me 11 fitore dhe 13 humbje teksa ka nevojë vetëm edhe për një sukses që ta sigurojedhe matematikisht mbijetesën.
Nga ana tjetër, pejanët janëvetëm një vend më nalt me 12 fitore dhe 12 disfata.
Në ndeshjet direkte të këtij sezoni, dy fitore kanë Peja teksa njëherë kanë triumfuar prizrenasit.
Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese:
Mala, Latkovic, Hamati, Biraj, Oleka
Peja, 5-shja e mundshme startuese:
Walters, Kovaqi, Berisha, Shoshi, Cartwright
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.