La Liga dhe Segunda Division mbyllin sonte xhirot e tyre të fundit, të cilat nisën të premten, teksa poashtu ndeshje pati edhe të shtunën dhe të dielën.
Në elitën e futbollit spanjoll, mes tyre, për duelin e fundit nga java e 20-të, ndeshen Espanyol dhe Elche, në ndeshjen që nis nga ora 21:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport 2 me komentimin e Emanuell Sylës.
Espanyoli është favorit në këtë duel, pasi qëndron më mirë dhe më stabil në renditjen tabelore, ku bart pozitën e 11-të, me 26 pikë të grumbulluara, kurse në anën tjetër, Elche, pas një serie të dobët të rezultateve, tashmë ndodhet në zonën e ftohtë, duke qenë e 18-ta në renditje, me vetëm 16 pikë të grumbulluara nga 19 ndeshjet e fazës së parë kampionale.
Përveç këtij dueli, duke filluar në të njëjtën kohë në Art Sport 3, me komentimin e Arbon Flugajt, mund të shikoni edhe përballjen tjetër mes Real Oviedos dhe Eibarit, që është e vlefshme për xhiron e 23-të në Segunda Division.
Mysafirët e Eibarit ndodhen në vendin e tretë të renditjes, por me një fitore eventuale do të kalonin në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se sa liderët e Almerias, kurse skuadra historike e Real Oviedos ndodhet e nënta në tabelë dhe vetëm nëse fiton sonte mund të cilësohet si kandidate për inkuadrim në La Liga, pasi nëse mposhtet, gjasat e skuadrës do të minimizoheshin në maksimum.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.