Superliga e Kosovës në futboll, sot po vjen me dy ndeshje interesante.
Është Suhareka ajo që pret sot Dukagjinin duke filluar nga ora 13:00, transmeton Klankosova.tv.
E nga ora 17:00, Prishtina është nikoqire e Dritës.
Në tabelë e para radhitet Drita me 43 pikë, e katërta Prishtina me 28 pikë, menjëherë pas saj renditet Suhareka me 26 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në vendin e tetë, me 21 pikë.
Këto ndeshje vlejnë për xhiron e 20-të të Albi Mall Superligës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.