Transmetimet e ndeshjeve të futbollit vendor vazhdojnë edhe sot në platformën Artmotion. Duke filluar nga ora 16:30 zhvillohet xhiro e katërt e sezonit në Ligën e Parë, teksa dy janë duelet e përzgjedhura për transmetim.
Dy ekipe që e kanë nisur në formë fantastike sezonin, Vushtrria dhe Dinamo duelojnë mes tyre në stadiumin "Ferki Aliu", teksa ndeshja vjen direkt në Sport 1 me komentator Arbon Flugajn, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë në Sport 2 mund të ndiçni përballjen e dy ekipeve që sezonin e kaluar ishin pjesë e Superligës, Feronikelit '74 dhe Suharekës. Kjo ndeshje do komentohet nga Lirim Peci.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.