Me ndeshjen Udinese - Cagliari, e cila transmetohet nga ora 18:30, direkt në Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion, fillon java e nëntë e kampionatit italian të futbollit.
Skuadra që disa javë qëndroi në vendin e parë, ka regjistruar tri humbje në pesë ballafaqimet e fundit, duke u renditur tani në pozitën e tetë, prapa Atalantas, Fiorentinës dhe Lazios, të gjitha me nga 13 pikë.
Udinese humbi nga Roma, Inter dhe Milan. Para këtyre dueleve, ishte e pamposhtur, raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër Cagliari po kalon në formë shumë të mirë. "Sardina" pasi mposhti në udhëtim Parman 2-3, barazoi në stadiumin e Juventusit me shifrat 1-1, madje duke ja shënuar golin e parë "Zonjës së Vjetër" këtë edicion. Pas kësaj pike shumë të madhe, për të qëndruar larg zonës së rrezikut për rënie nga Serie A,"ishullorët e mundën 3-2 edhe ekipin e Mërgim Vojvodës, xhiron e kaluar.
E pikërisht Torino është skuadra tjetër që luan sonte, si nikoqire e Comos.
Ky duel i skuadrës të reprezentuesit të Kosovës me ekipin që udhëhiqet nga Cesc Fabregas, fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion, me komentim të Andi Shabanit.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.