Sulmuesi meksikan Santiago Gimenez mund të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar veror.
24-vjeçari nuk e ka rolin e pritur në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri, duke shtuar spekulimet për të ardhmen e tij.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, dy klube të Premier League kanë shfaqur interesim konkret për transferimin e tij. Bëhet fjalë për Sunderland dhe West Ham United, të cilat po shqyrtojnë mundësinë për ta afruar sulmuesin nga “San Siro”.
E ardhmja e Gimenez mbetet e hapur, ndërsa vera pritet të jetë vendimtare për fatin e tij. Nëse situata nuk ndryshon, një aventurë në futbollin anglez mund të jetë hapi i radhës në karrierën e tij./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.