Declan Rice realizoi dy gola fantastikë mbrëmë kundër Real Madridit.
Që të dy i shënoi nga goditjet e lira, duke kontribuuar më së shumti në triumfin 3:0 të Arsenalit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Dy pozita të kamerave e tregojnë mënyrën e njëjtë të ekzekutimit të këtyre dy golave.
Sidoqoftë, njërën e shënoi me topin që kaloi anash murit, ndërkaq tjetrën në këndin e sipërm të portierit, por me një kombinim preciziteti e force që e bëri të pambrojtshme edhe nga një kalibër si Thibaut Courtois.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.