Kupa e Kosovës këtë mesjavë luan edhe raundin çerek-final me shortin që ka vendosur të na dhuroj disa ndeshje shumë interesante dhe atraktive, të cilat si çdo ngjarje tjetër e madhe në Kosovë do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.
13:00 FERONIKELI – PRISHTINA ART SPORT 1
Vetëm pak ditë pas duelit të tyre të fundit të ndërsjelltë, Feronikeli dhe Prishtina takohen edhe njëher tjetër mes vete në “Rexhep Rexhepi”, këtë herë ato diskutojnë mes tyre emrin e skuadrës së parë gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës.
Ky duel fantastik dhe i nxehtë do të transmetohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Për të ardhur deri këtu ku janë, Feronikeli në dy raundet e kaluara kanë arritur që me shumë sukses të mposhtin Prizrenin nga Liga e Tretë e Kosovës si dhe Arbërinë që bënë gara në Superligë. Nga ana tjetër edhe Prishtina nuk e ka pasur aq lehtë, kryeqytetasit fillimisht eleminuan skuadrën e Kosova VR që poashtu vjen nga kategoritë e ulta të futbollit kosovar e më pas i’a dolën që në vazhdime ta eleminojnë edhe Dritën.
Në 15 duelet e fundit të ndërsjellta, 4 fitore kanë skuadra e Feronikelit teksa 6 janë sukseset e Prishtinës e në total 5 janë barazimet.
Feronikeli, 11-shja e mundshme startuese:
Avdyli – Islami, Balde, Bojku, Hoxha – Dabiqaj, Mala, Kojasevic – Hoti, Milickovic, Simonovski
Prishtina, 11-shja e mundshme startuese:
Nika – Bardhoku, Muça, Dellova, Abazi – Zyba, Lilaj, Boshnjaku, Krasniqi – Mankenda, Kryeziu
13:00 DUKAGJINI – DRENICA ART SPORT 2
Dukagjini që bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës do të synojë që forcën e tyre ta tregoj ndaj një rivali të rrezikshëm nga Superliga si Drenica. Ky duel do të luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë këtë të mërkurë me fillim nga ora 13:00, teksa do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.
Rruga deri në çerekfinale ishte e lehtë për Dukagjinin që drejtohet në stol nga ish-futbollisti i njohur, Armend Dallku. Klinasit patën fat në short, teksa më pas dhuruan edhe spektakël në fushë për të kaluar dy rivalë nga Liga e Parë si Vllaznia dhe 2 Korriku. Nga ana tjetër edhe Drenica mund të thuhet se kishte fat në raundet paraprake. Të besuarit e Bledar Devollit eleminuan Vushtrrinë dhe Ulpianën për të arritur në çerekfinale.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ishte luajtur në Superligë gjatë sezonit të kaluar, aty fitonte Drenica duke i dhënë edhe goditjen finale Dukagjinit dhe duke e rrëzuar nga elita e futbollit kosovar.
Dukagjini, 11-shja e mundshme startuese:
Zenunaj – Millaku, Syla, Gashi, Kutllovci - Jashanica, Marmullaku, Dushi – Merlaku, Kamara, Milicaj
Drenica, 11-shja e mundshme startuese:
Hasi – Lushtaku, Bejta, Qaqi, Rapo – Dervishaj, Mustafa, Uka – Veliqi, Zabërgja, Tahiri.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.