Festivali i Teatrit për Fëmijë “Fëmijët në Teatër” rikthehet për herë të dytë, duke sjellë një atmosferë plot ngjyra, këngë, lojë dhe emocione të pastra.
Më 17 dhe 18 prill, në Teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë do të ngjiten në skenë dy shfaqje për fëmijë, duke e kthyer qytetin në një qendër të artit dhe gëzimit për të vegjlit.
Bashkëpunëtorët e këtij edicioni janë Marigona Bekteshi, në cilësinë e udhëheqëses artistike, dhe Labinot Lajçi, i cili kujdeset për organizimin e këtyre dy ditëve magjike për fëmijët e Mitrovicës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.