Pas kualifikimeve normale olimpike, nga ku mësuam tre skuadrat e radhës nga meshkujt dhe po ashtu tre nga konkurrenca e femrave që arritën kalimin tutje për herë të parë në histori në garën e “3X3” të Lojërave Olimpike, tashmë vijnë në ekranet e juaja edhe kualifikimet universale të cilat janë mundësia e fundit për një biletë olimpike.
Gjashtë prej skuadrave më të mira nga konkurrenca e meshkujve dhe po ashtu gjashtë të tjera nga femrat do të ndeshen mes tyre në një turne interesant dhe të zjarrtë ku vetëm fituesi do të luajë në Olimpiadën e Tokyos.
Ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen të premten dhe shtunën me fillim nga ora 18:00 deri më 21:00, kurse të dielën do të kemi çerekfinalet dhe finalet të cilat startojnë nga ora 15:00 dhe zgjasin deri pas orës 20:00.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.