Ky është moment i pabesueshëm kur një njeri bën dush me një fishekzjarre të ndezur mbi kokën e tij.
Klipi tronditës besohet të ketë qenë i filmuar diku në Kinë dhe është shpërndarë shumë në internet, transmeton Klan Kosova.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë pyetje të shumta duke kërkuar shpjegim se pse dikush duhet të bëjë një gjë të tillë.
Klipi fillon me një njeri që duket se po bën një dush normal, madje edhe flokët i ka me shampon. Por më pas, ai merr diçka për ta ndezur mbi kokën e tij.
Fishekzjarri ndizet, por ai qëndron aty dhe vazhdon të lajë flokët.
Njeriu nuk besohet të ketë pësuar ndonjë plagë të rëndë.
https://www.youtube.com/watch?v=-lATQojELSY
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.