Lajmet e fundit

Një këmbësor është përplasur për vdekjen nga një automjet që drejtohej nga një 19-vjeçar në Durrës.
19-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
"Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", thuhet në raportin e policisë.