Është publikuar trajlleri më i ri i filmit të fundit të Tim Burton, Dumbo.
Ngjarja ka të bëjë me një ish yll të cirkut, të portretizuar nga Colin Farrell, i cili rikthehet në tendën e madhe pasi mbërrin në shtëpi nga lufta.
Ai i rikthehet punës me një cirk në vështirësi dhe vihet në përgjegjësi të një elefanti të sapolindur, veshët e mëdhenj të të cilit e bëjnë atë objekt të të qeshurave në shfaqje.
Në këtë film gjithashtu luajnë edhe aktorët Alan Arki, Eva Green, Michael Keaton, Danny DeVito dhe vajza 13-vjeçare e Thandie Newton, Nico.
Dumbo pritet të shfaqet në kinema më 29 mars të vitit të ardhshëm.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=140&v=7NiYVoqBt-8
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.