Lajmet e fundit

Mbrojtësi, Egzon Sinani i është bashkuar ekipit të Dukagjinit.
Lajmi për lidhjen e marrëveshjes me të është bërë i ditur në faqen e këtij klubi në Facebook, transmeton Klankosova.tv
"Sinani, i cili padyshim se do të jetë një forcë e shtuar për ne, tashmë ka nisur me përgatitjet nën urdhrat e trajnerit, Ismet Munishi.Ne i dëshirojmë mirëseardhje Egzon Sinanit në familjen tonë dhe urojmë për suksese të përbashkëta", thuhet në njoftim të klubit, transmeton Klankosova.tv.
30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Ballkanit, ndërsa ka luajtur edhe te Llapi, Gjilani e Prishtina.