Klubi i futbollit Dukagjini, është mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës.
Skuadra nga Klina, është përforcuar me pesë futbollistë për sezonin e ri.
Në radhët e veta i ka sjell:
Dren Fekën - vjen nga klubi gjerman Phönix Lübeck, ndërsa si i ri karrierën e filloj te TSV Bargteheide, pastaj te grupmoshat u17, u19 deri në ekipin e dytë të Hamburgut. Aty ku regjistroj 44 paraqitje duke kontribuar me tre gola dhe 4 asistime. Nga Hamburgu ai kaloj në superligën e Zvicrës ku është paraqitur me klubin e Luzernit. Feka ka edhe gjashtë paraqitje me Kosovën U21.
Dardan Morina dhe Amsal Krasniqi - dytë shtatëmbëdhjetë vjeçar jane bashkuar me Dukagjinin. Dardani vjen nga grupmoshat e klubit tonë, ndërsa Amsali vjen nga skuadra e Vushtrrisë. Ne ju urojmë mirëseardhje Morines dhe Krasniqit, duke ju dëshiruar shumë suksese.
Iran Júnior - Ish-anëtari i klubit te Teutës në Shqipëri dhe shumë skuadrave në futbollin brazilian është bashkuar me klubin. Mesfushori me tipare ofanzive në Superligën e Kosovës ka luajtur së fundmi me klubin e Dritës dhe të Ulpianes, ku ka pasur paraqitje mjaft të mira.
Bujar Shaban - rikthehet pas një viti përsëri ne Klinë, pas një sezoni të kaluar në klubin e Ferizajit, ndërsa për shumë vite Bujari siç dihet ishte pjesë edhe e klubit të Dritës. Shabani, luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe ka një karrierë të pasur në futbollin tonë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.