Lajmet e fundit

Dukagjini ka konfirmuar ardhjen e trajnerit të ri, Ismet Munishi.
Këtë klubi nga Klina e ka bërë të ditur me anë të një komunikate.
"Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë", thuhet në njoftim.
"Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës. Na prift e mbara, Ismet Munishi".
Ndryshe, Klankosova.tv ka raportuar nga mëngjesi në lidhje me këtë, duke u konfirmuar nga vetë klubi klinas tani në mesditë.
https://klankosova.tv/munishi-se-shpejti-do-te-behet-hith/