Abdeen Abdul (21) dhe Edon Sadriu (45+2) shënuan dy golat e avantazhit të Ferizajit në pjesën e parë ndaj Dukagjinit.
Skuadra e trajnerit Ismet Munishi është duke përjetuar krizë rezultative, pasi nëse futbollistët nuk bëjnë ndonjë mrekulli për t'u kthyer në lojë, do ta përjetojnë humbjen e katërt radhazi, të gjashtën në total nga tetë ndeshje, raporton Klankosova.tv.
Dukagjini ka fituar vetëm dy ballafaqime deri tani, atë ndaj Feronikelit'74 në Drenas dhe ndaj Gjilanit në Klinë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.