Mbrëmja e sotme sjellë duelin interesant mes Kosovës U-21 dhe Shqipërisë U-21 të vlefshëm për eleminatoret e Kampionatit Evropian 2023 në grupmoshat 21 vjeçare i cili do mbahet në Rumani dhe Gjeorgji.
Ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00 teksa do të transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit dhe Rafet Prekazit.
Para dhe pas ndeshjes po në Art Sport 1 do të transmetohet edhe edicioni special i analizës që fillon nga ora 18:30 i drejtuar nga Arlind Sadiku teksa mysafirë janë Arben Zeqiri dhe Ramiz Krasniqi.
Kosova U21 ka vetëm një fitore në katër paraqitje të këtij raundi kualifikues ndërsa nga ana tjetër, Shqipëria U21 ka 3 fitore dhe dy humbje nga pesë duele të zhvilluara, ata së fundmi u mposhtën nga Sllovenia U21 me rezultatin e thellë 3:0.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.