Champions League vjen sot me katër ndeshje tejet interesante në fazën e playoffit.
Sigurisht që këto lojë transmetohen ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive, Artmotion.
Kryendeshja e mbrëmjes do të jetë në "Etihad Stadium", mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Përballja do të jetë direkte edhe mes dy trajnerëve Pep Guardiolas dhe Carlo Ancelottit.
Për adhuruesit e futbollit, kjo sfidë shkon në transmetim në kanalin Sport 1 të Artmotion, nën komentimin e Andin Lokajt, me fillim nga ora 21:00.
Në të njëjten kohë do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, ajo mes të Juventusit dhe holadezëve të PSV-së, që transmetohet në Sport 2, nën komentimin e Naim Selmanit.
E tjetra lojë zhvillohet në Portugali, në mes të Sportingut dhe Dortmundit.
Kjo përballja transmetohet në kanalin e 3-të sportiv të Artmotion.
Derisa, spektakli sportiv në Artmotion nis nga ora 18:45 me përballje franceze.
Brest do t'i del karshi Paris Saint Germanit.
Loja transmetohet drejtpërdrejt në Sport 1, me komentim të Arlind Sadikut.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.