Ndeshjet e NBA vazhdojnë edhe më tutje të mos mungojnë në platformën më unike dhe me programin më të pasur sportive në vend, Artmotion. Tani kur jemi në prag të përfundimit të raundit të parë në “playoff” do të kemi mundësinë të ndjekim sfidën e pestë mes Dallasit dhe LA Clippers.
Ndeshja do luhet mëngjesin e së enjtës duke nis nga ora 04:00 në ikoniken “Staples Center” teksa do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Deri më tani, këto dy skuadra kanë nga dy fitore secila në këtë seri, me Dallasin që e nisi me dy suksese radhazi pas super paraqitjeve të “magjikut” Luka Donçiq mirëpo pastaj Clippers u rikthyen poashtu me dy fitore të tyre të inspiruar padyshim nga forma e lartë e Kawhi Leonard.
Kujtojmë se në playoffin e NBA nevoiten katër fitore për ta kaluar raundin, andaj kushdo që del triumfuese këtu do jetë vetëm një hap larg gjysmëfinaleve të perëndimit.
Dallas, 5-shja e mundshme startuese:
Donçiq, Richardson, HardawayJr, Porzingis, Kleber
Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Jackson, George, Leonard, Morris, Zubac
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.