Skuadra e Dritës e ka gjetur e para golin në derbin e qytetit, me anë të sulmuesit Arb Manaj në minutin e 34.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë në minutat e fundit të pjesës së parë, një penallti të akorduar për "Skifterat" nga VAR-i, e konkretizoi në gol Armend Thaqi, për të shkuar me shifra të barabarta në pushimin mes pjesës së parë dhe të dytë.
"Intelektualët" e kanë nisur mirë kampionatin e ri me 12 pikë në pesë ndeshje. Drita ka vetëm një humbje deri tani, kurse fitorja eventuale ndaj rivalit të qytetit do t'i forconte edhe më tej në renditjen tabelare.
Nga ana tjetër, Gjilani është në kërkim të këndelljes, pasi në shtatë ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm 8 pikë, njofton Klankosova.tv.
Skuadrat respektive sot udhëhiqen në stol nga trajnerët që dikur ishin në ekipin kundërshtar. Ardian Nuhiu i Gjilanit e ka udhëhequr Dritën, ku në vitin 2020 u shpallën kampionë, kurse Zekria Ramadani që tani është në krye të Dritës, ka qenë trajner i "Skifterave".
https://www.youtube.com/watch?v=xgTx58W6v-o
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.