Drita është përshëndetur me kualifikimet në kuadër të Europa League, pasi u mposht me rezultat 1:3 në “Fadil Vokrri” nga Steaua Bucuresti, teksa rezultati i përgjithshëm ishte 3:6.
Rumunët e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke shënuar në sekondën e 25-të me anë të Cisottit.
18 minuta më vonë, Steaua e dyfishoi epërsinë me anë të Miculescus, i cili realizoi pas një gabimi në mbrojtje, e që ishte edhe rezultati i pjesës së dytë.
Më të nisur pjesa e dytë, Drita e ngushtoi epërsinë në 1:2 me anë të Tushës, i cili i dha shpresë “Intelektualëve” për një rikthim të mundshëm.
Por, gjërat u vështirësuan jashtëzakonisht shumë kur Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Broja ndërhyu ashpër në një lojtar rumun në minutën e 68-të, njofton Klanosova.tv.
Steaua shënoi edhe një herë në minutën e 85-të me anë të Politiq, i cili e vulosi rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj humbjeje, Drita do ta vazhdojë ëndrrën evropiane në play-off të Conference League.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.